Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi pasditen e sotme takime me autoritete të larta shtetërore nga rajoni, të cilët kanë mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e Brdo – Brionit.
Kështu, Meta zhvilloi një takim me kryetarin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik dhe anëtarin e Presidencës, Šefik Džaferović.
“Prania e tyre në Samitin e Brdo-Brionit në Tiranë, kontribut i çmuar për një rajon të orientuar qartë ndaj vlerave europiane”, tha Meta pas takimit, duke shtuar se palët shprehën vullnetin e përbashkët për hapjen e ambasadave respektive në të dy vendet. “Besimplotë për të ardhmen e shkëlqyer të marrëdhënieve midis Shqipërisë e Bosnjë dhe Hercegovinës”, tha Meta.
Po këtë pasdite, presidenti Meta takoi edhe presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
“E vlerësoj praninë e tij në Samitin e Brdo-Brionit, duke e konsideruar një aktor kyç për forcimin e bashkëpunimit rajonal. Marrëdhënie të shkëlqyera miqësore e historike midis dy vendeve tona”, tha Meta.
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë