Meta takon Ministrin e Jashtëm Francez, i rëndësishëm bashkëpunimi i Mesdheut

10:31 | 14 Nëntor 2018
Arbresh.info

Gjatë vizitës në Francë ku ishte i ftuar në ceremoninë e 100 vjetorit të firmosjes së paqes dhe përfundimit të luftës së parë botërore Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka marrë pjesë në Marsejë në Konference “Mesdheu i së Ardhmes” si i ftuar Nderi,

Gjatë kohës së punimeve të kësaj konference ai është takuar edhe me Ministrin e Jashtëm Francez, Jean-Yves Le Drian, takim për të cilin ai ka hedhur edhe një njoftim në faqen e tij në Facebook.

Ja njoftimi i tij i plotë:

Kënaqësi e veçantë të bisedoja në Marsejë, me Ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, jo vetëm për rëndësinë e bashkëpunimit në rajonin e Mesdheut. Presim vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri dhe mbështetemi fort tek Franca për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme