Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka pritur sot presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Meta përmes faqes së tij në Facebook, tha se Shqipëria dhe Bullgaria kanë lidhje të mirëfillta historike, kulturore dhe njerëzore, si dhe marrëdhënie tradicionale miqësore.
“Shqipëria dhe Bullgaria kanë lidhje të mirëfillta historike, kulturore dhe njerëzore, si dhe marrëdhënie tradicionale miqësore. Mbështetur në këtë miqësi, si dhe në vizionin e përbashkët euro-atlantik, marrëdhëniet tona duhet të forcohen më tej, në dobi të dy vendeve e popujve tanë, por edhe në funksion të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit”, ka shkruar Meta.
Postimi i plotë:
I lumtur dhe i nderuar të prisja sot në Tiranë, Presidentin e Bullgarisë mike, Sh.T.Z Rumen Radev.
Shqipëria dhe Bullgaria kanë lidhje të mirëfillta historike, kulturore dhe njerëzore, si dhe marrëdhënie tradicionale miqësore. Mbështetur në këtë miqësi, si dhe në vizionin e përbashkët euro-atlantik, marrëdhëniet tona duhet të forcohen më tej, në dobi të dy vendeve e popujve tanë, por edhe në funksion të paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit.
E falenderova Presidentin Radev për mbështetjen konstante të Bullgarisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, veçanërisht për çeljen e negociatave të antarësimit me BE-në.
Bullgaria është një avokate shumë e mirë e integrimit në BE të të gjithë vendeve të rajonit tonë. ?????
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...