Meta takon homologun armen

19:52 | 15 Shkurt 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar me homologun e Armenisë, Armen Sarkissian në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë së Mynihut

Presidenti Meta, duke iu referuar marrëdhënieve përgjithësisht të mira e lidhjeve të vjetra mes dy popujve, nënvizoi rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit midis dy vendeve.

Në mënyrë të veçantë, Meta nënvizoi rëndësinë e nxitjes dhe zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik e tregtar.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e nxitjes së kontakteve mes qytetarëve të dy vendeve dhe të bashkëpunimit në fushën e turizmit.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe zhvillimeve në rajonin e Ballkanit dhe të Kaukazit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme