Marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale mes Shqipërisë dhe Turqisë kanë një të ardhme mjaft premtuese.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.
“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese”, është shprehur Meta pas takimit.
Ai është shprehur, “mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Evropën nga emigracioni i paligjshëm”.
Presidenti Meta mori pjesë sot në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore, që po mbahet në Sarajevë të Bosnje dhe Hercegovinës.
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
KPK reagon ndaj deklaratave të Muratit për Prokurorinë Speci...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani