Google ADS

Meta takon Comiqin: Inkurajuese mundësia e rivitalizimit të dialogut

23:11 | 26 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Serbisë, Gordana Comiq.

Duke iu referuar marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-Serbi, Meta gjatë takimit vlerësoi “ecurinë e tyre pozitive dhe frymën e mirë të bashkëpunimit në rritje”, thuhet në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Shqipërisë, raporton AA.

“Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim lidhur me nevojën e forcimit të mëtejshëm të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit rajonal, duke e konsideruar atë si një element thelbësor, jo vetëm për konsolidimin e paqes dhe rritjes së sigurisë në rajon, por edhe në kuadër të agjendës evropiane dhe integrimit në Bashkimin Evropian”, theksohet në njoftim.

Gjithashtu thuhet se Meta vlerësoi edhe mesazhet më të fundit “inkurajuese që vijnë nga palët për mundësinë e rivitalizimit të dialogut” mes Kosovës dhe Serbisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme