Meta takon ambasadorin e Turqisë: Të forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve

17:23 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar me të cilin vlerësoi marrëdhëniet tradicionale dhe të partneritetit të shkëlqyer mes dy vendeve.

Po ashtu, Meta shprehu vullnetin për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie, në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes për të dy vendet dhe popujt tanë.

Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadrin e NATO-s dhe në atë të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme