Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar Alvin Berishën, 11 vjeçari i cili ishte nxjerrë nga një kamp në Siri dhe babanë e tij.
“I lumtur të prisja sot në Presidencë dy miq të veçantë, Alvin Berishën dhe babain e tij, Afrimin”, shkruan Meta në Facebook.
Historia e Alvin Berishës, 11-vjeçarit që doli nga “kampi i ferrit” Al Hol në Siri, ku qëndroi për plot 5 vite preku zemrat jo vetëm të shqiptarëve, por edhe më gjerë e sidomos në shtetin fqinj të Italisë, shkruan Tch, transmeton Klan Kosova.
Në moshën 6-vjeçare, saktësisht në dhjetor të 2014-ës, Alvin Berisha shkoi drejt Sirisë me të ëmën që zgjodhi t’i bashkohej ISIS-it. Nëna e tij, e lindur në Durrës në vitin 1982 kishte emigruar në Itali, ku edhe ra pre e propagandës fetare radikale islamike. Alvin, mbeti i plagosur gjatë një atentati me bombë në Siri, në të cilin humbi jetën nëna e tij.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë