Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar kongresmenin Steve Watkins, të Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në SHBA.
Në një postim në facebook, Meta shprehet se ndihet i lumtur që kongresmeni Watkins mbështet partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA, aq më tepër kur dihet përvoja e tij në luftën kundër terrorizmit.
“Steve Watkins i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë është pjesë e gjeneratës së ardhshme të lidershipit të madh amerikan. Vizioni, guximi dhe përvoja e tij në luftën kundër terrorizmit është e mirënjohur. I lumtur që ai mbështet partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA.
Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!” shkruan presidenti Meta./arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik