Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Evropian, në Pallatin e Brigadave.
Ne kulmin e tensioneve politike në vend, teksa PS ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për nisjen e procedurave për shkarkimin e Presidentit, kur ky i fundit ka anuluar 30 qershorin, ndërkohë që kryeministri Rama nuk lëvizë nga kjo datë.
Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Evropian, në Pallatin e Brigadave.
Burimet bëjnë me dije se takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin kryeministri Rama, transmeton Panorama.
Mësohet nga burime nga pallati i brigadave se Presidenti në një takim qe ka zgjatur rreth 2 orë, i ka sqaruar ambasadorët e BE-së për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbështetët në Kushtetutë dhe tashmë ka fuqi ligjore pasi është botuar në Fletoren Zyrtare.
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik