Presidenti i Republikës Ilir Meta, nis sot një vizitë shtetërore dy ditore në Kroaci, me ftesë të Presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitarović.
Vizita e Kreut të Shtetit në Zagreb realizohet në prag të marrjes për herë të parë të Presidencës së Bashkimit Europian nga Kroacia.
Në Zagreb në maj 2020 do të zhvillohet edhe Samiti i radhës që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me BE.
Në kuadër të vizitës së tij Meta do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit Gordan Jandroković, Kryeministrin Andrej Plenković, si dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar./TCH
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...