Një ditë pas “shpërthimit” të Sajmir Tahirit, i cili në një deklaratë për mediat tha se kishte ardhur koha për të thënë të vërtetat e tij (duke treguar dokumentin e pushimit të çështjes ndaj tij nga Gjykata e Katanias), ka ardhur dhe reagimi i Presidentit të republikës, Ilir Meta.
Kreu i shtetit, ka lëshuar për herë të parë akuza ndaj ish-ministrit të Brendshëm, duke e cilësuar atë me termin “delinkuent”.
Në intervistën me gazetarin Çim Peka, Meta tha se ka pasur mundës të mos e lejonte që të bëhej ministër i Brendshëm Tahirin, por kryeministri Edi Rama i ka dhënë garanci se me të do të luftohej krimi.
Lidhur me akuzat në adresë të tij, Meta tha: “Çfarë komenti mund të kem për një delinkuent që mbyti me drogë jo vetëm Shqipërinë, por gjithë Europën?”.
“Një person i tillë s’duhet të ishte bërë Ministër i Brendshëm, por duke pasur insistimin e kryeministrit mendova mos t’iu hiqnim këtë mundësi, – tha Meta. – Nuk dëshiroj të vazhdoj më me këtë çështje, besoj se e dhashë një përgjigje shteruese, e cila nuk më shkarkon dhe mua nga përgjegjësia për të kaluarën time. Një nga përgjegjësitë e mia, është që një person i tillë nuk duhet të ishte bërë kurrë Ministër i Brendshëm dhe unë e kisha të gjithë mundësinë. Por me këmbënguljen e kryeministrit ai u bë Ministër i Brendshëm. E dinë vetë ata pse e kanë shkarkuar”.
Në të vërtetë, marrëdhëniet mes Metës dhe Tahirit nuk kanë qenë të mira, në kohën kur i pari ishte kryetar i Kuvendit dhe i dyti ministër.
Tahiri në deklaratën e djeshme për median, nuk la pa përmendur edhe rastin e Metës, kur ishte nën hetim nga Prokuroria në vitin 2011, duke përmendur faktin se një ditë para vendimit, Berisha dhe Basha i shkuan në shtëpi ish-ministrit të atëhershëm të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, i cili u vu nën përgjim nga deputeti i LSI-së, Dritan Prifti.
“Nuk e kam të largët natën kur Saliu dhe Luli i shkuan në darkë në shtëpi të pandehurit, një ditë para vendimit të gjykatës, pasi i lanë duart me drejtësinë hanin kurabije, duke thënë se sa mirë kishte gatuar Monika”, – u shpreh dje Tahiri./gsh/
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...