Në një intervistë dhënë për televizion grek “STAR”, presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka sulmuar ashpër kreun e qeverisë, Edi Rama.
“Në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq, zoti Rama ka marrëdhënie të vështira dhe të paqëndrueshme me të gjithë, përfshirë edhe Greqinë. Madje jo vetëm me Greqinë, por edhe me fqinjët e tjerë”, ka deklaruar Meta.
Por Meta ka shkuar më tej në gjykimin e tij për Ramën, kur ka përshkruar situatën politike të javëve të fundit në Shqipëri. TV “STAR” nuk e ka transmetuar të plotë, por atë e ka shpërndarë zyra e shtypit e LSI.
“Së dyti, ka qenë për fat të keq, i pamundur për të treguar vetëpërmbajtje dhe tolerancë në sjelljen e tij si kryeministër brenda vendit. Unë jam sforcuar shumë për të shmangur konfrontime, të cilat mund të kishin sjellë një situatë tepër të rëndë në Shqipëri, siç ishte në radhë të parë dëshira e tij për të miratuar një reformë në drejtësi, duke përjashtuar opozitën nga një reformë kaq historike, që do të kishte sjellë një konflikt tepër të rëndë. Rasti i fundit ishte dëshira e tij për të zhvilluar zgjedhje pa opozitën, gjë që do të ishte diçka e tmerrshme për një vend demokratik si Shqipëria, me 27 vjet pluralizëm, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Evropian. Dhe natyrisht qëndrimi im ka qenë parimor dhe në interes të stabilitetit të vendit dhe nuk është përgjegjësia ime që dikush nuk i menaxhon shanset dhe mbështetjen që i jepet. Dhe në fakt, dy njerëzit që unë kam mbështetur më shumë në jetën politike në Shqipëri janë Edi Rama dhe Lulzim Basha”, ka thënë Meta.
Gati një javë larg zgjedhjeve të 25 qershorit, ish-kryetari I LSI-së ka shprehur bindjen se forca që ka drejtuar për 13 vjet do të dalë forcë e parë, pasi PS e PD e kanë lodhur vendin me konfliktet e tyre egoiste dhe personale.
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë