Në një intervistë dhënë për televizion grek “STAR”, presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka sulmuar ashpër kreun e qeverisë, Edi Rama.
“Në radhë të parë duhet të kemi parasysh që për fat të keq, zoti Rama ka marrëdhënie të vështira dhe të paqëndrueshme me të gjithë, përfshirë edhe Greqinë. Madje jo vetëm me Greqinë, por edhe me fqinjët e tjerë”, ka deklaruar Meta.
Por Meta ka shkuar më tej në gjykimin e tij për Ramën, kur ka përshkruar situatën politike të javëve të fundit në Shqipëri, raporton top channel.
“Së dyti, ka qenë për fat të keq, i pamundur për të treguar vetëpërmbajtje dhe tolerancë në sjelljen e tij si kryeministër brenda vendit. Unë jam sforcuar shumë për të shmangur konfrontime, të cilat mund të kishin sjellë një situatë tepër të rëndë në Shqipëri, siç ishte në radhë të parë dëshira e tij për të miratuar një reformë në drejtësi, duke përjashtuar opozitën nga një reformë kaq historike, që do të kishte sjellë një konflikt tepër të rëndë”.
Gati një javë larg zgjedhjeve të 25 qershorit, ish-kryetari I LSI-së ka shprehur bindjen se forca që ka drejtuar për 13 vjet do të dalë forcë e parë, pasi PS e PD e kanë lodhur vendin me konfliktet e tyre egoiste./arbresh.info/
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...