Presidenti Ilir Meta ka reaguar këtë të dielë në lidhje me sulmet politike në drejtim të Vitore Tushës si dhe ka sulmuar sërish Ardian Dvoranin, duke e cilësuar si “Katicën” e reformës në drejtësi. (Katica eshte reference per arrestimin e Katica Janeves ne Maqedonine e Veriut, prokurorja speciale e arrestuar per akuza te rena)
Përmes një postimi në rrjetin social, Meta shkruan se nuk ka “rilindje lokale apo ndërkombëtare” që do ta shpëtojë Ardian Dvoranin nga përgjegjësia penale dhe shkeljet e rënda ligjore e kushtetuese që ai ka kryer. Po ashtu, Presidenti ka pralajmëruar Dovranin duke thënë se provat po shtohen çdo ditë e më shumë dhe se videoja për të vërtetuar akuzat është duke u përgatitur.
Ja çfare shkruan Meta:
Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...