Meta: Sot jam pranë familjeve të Gllogjanit dhe të mbarë Kosovës

20:25 | 16 Prill 2020
L G

Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka përkujtuar 21 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe heronjëve të kombit, Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe heroin e UÇK-së, Shkëlzen Haradinaj.

Meta përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sot është pranë familjes së dashur Haradinaj, pranë familjeve të Gllogjanit dhe të mbarë Kosovës, që e paguan me jetën e njerëzve më të shtrenjtë çmimin e lirisë dhe pavarësisë.

“Ndaj sot jam pranë Nënës Ruke, zemra e së cilës ka njohur dhimbje mbinjerëzore, pranë Ramushit dhe Dautit, pranë Luanit të ri të Haradinajve, familjes së dashur Haradinaj, pranë familjeve të Gllogjanit dhe të mbarë Kosovës, që e paguan me jetën e njerëzve më të shtrenjtë çmimin e lirisë dhe pavarësisë”, ka shtuar Meta./arbresh.info

Postimi i plotë:

Sot kujtojmë jo vetëm Ditën e Eksodit biblik të Shqiptarëve të Kosovës, por edhe dëshmorët dhe heronjtë të cilët dhanë jetën për lirinë e saj.

Kujtojmë në veçanti dëshmorët e betejës së Maznikut, Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe heroin e UÇK-së, Shkëlzen Haradinaj.

Ndaj sot jam pranë Nënës Ruke, zemra e së cilës ka njohur dhimbje mbinjerëzore, pranë Ramushit dhe Dautit, pranë Luanit të ri të Haradinajve, familjes së dashur Haradinaj, pranë familjeve të Gllogjanit dhe të mbarë Kosovës, që e paguan me jetën e njerëzve më të shtrenjtë çmimin e lirisë dhe pavarësisë.

I përjetshëm kujtimi i dëshmorëve dhe heronjve! ??❤️??

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme