Gjatë konferencës së përbashkët të presidentit të Republikës dhe homologut të tij bullgar, Radev, Ilir Meta u pyet sa i takon kallëzimit të tij në SPAK ndaj ministres Gjonaj dhe 2 funksionarëve të lartë si dhe takimit të ministres ditën e djeshme me ambasadoren Yuri Kim; ku kjo e fundit i tha Gjonajt të vijonte me të njëjtin kurs reformën në drejtësi.
“Që ministrja vazhdon të jetë krenare dhe vazhdon t’i mbajë leksione prokurorisë, kur s’ka kompentencë, kjo është një çështje e saj. Nuk ndaloj askënd të rreshtohet në krahun e grupit falsifikator, kushdo qoftë brenda dhe jashtë vendit. Unë si president i Republikës, kam bërë çdo gjë që reforma në drejtësi të bazohet ashtu siç është në Kushtetutën e Shqipërisë. Se kush e ka minuar, kush ka përkrahur direkt apo tinëzisht miratimin e ligjeve antikushtetues, si në rastin e prokurorit që u zgjodh me 69 vota, kush ka bllokuar komitetin e emërimeve në drejtësi për 3 vite, kjo është çështje tjetër dhe na ka dëmtuar shumë, por edhe se kush përpiqet të mbështesë këtë akt që unë me anë të fakteve dhe argumenteve të mia e kam cilësuar si përpjekjen finale për grusht shteti, të gjithë po e shohin shumë drejt. Jam krenar që kam qene dhe mbetem gjithmonë në mbështetje të kushtetutës së popullit tim, të votuar me 140 vota, edhe me bekimin e Komisionit të Venecias., SHBA-s1%, BE-së. kam bërë detyrën time në raport me qeverinë, edhe me opozitën , që mos u ikë përgjegjësive të saj. Edhe me partnerët ndërkombëtarë, dhe këto janë marrëdhënie të dokumentura, kam respektin më të madh për partnerët tanë ndërkombëtarë, për atë që kemi bërë se bashku. Më vjen keq për të gjithë ata që s’kanë kontribuar me respekt të Kushtetutës së Shqipërisë. Unë nuk mund të them diçka më shumë, por nuk ka asnjë vend në Ecropë që të ketë qëndruar edhe një minutë të vetme pa Gjykatë të Lartë apo Kushtetuese.”
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...