Presidenti Ilir Meta ka reaguar për protestën e sotme të opozitës së bashkuar, ku mes tjerash thotë se ajo duhet të jetë paqësore.
Por kreu i shtetit ka inkurajuar protestën e opozitës.
Meta thotë se është më mirë të protestohet, se njerëzit të largohen nga vendi.
“Si president i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse se sa të largohen nga vendi…
Është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës së bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.
Vetëm në këtë mënyrë, kauza juaj për një demokraci të vërtetë, që garanton një bashkëjetesë të gjerë qytetare, legjitimitet e funksionalitet të institucioneve, do të dëgjohet më mirë brenda dhe jashtë vendit”, shkruan Meta në qëndrimin e vet.
Presidenti kërkon largimin e kryeministrit, ndonëse formalisht i përmbahet një mesazhi që lidhet me të drejtën e protestës jo me qëllimet e saj.
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...