Google ADS

Meta: Shqipëria pranë vendeve mike në momente të vështira

15:00 | 30 Tetor 2020
Arbresh.info

Menjëherë pas tërmetit 7.0 ballë që tronditi detin Egje, ka ardhur reagimi i kreut të shtetit Ilir Meta, i cili është shprehur i tronditur nga lajmi për lëkundjet e forta. Me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook, presidenti Ilir Meta ka thënë se Shqipëria i gjendet pranë vendeve mikë me të gjithë kapacitetet e saj.

Nga dridhjet e tokës, si në disa ishuj grekë por edhe në shumë qytete turke janë raportuar disa ndërtesa të shembura dhe re të mëdha tymi që mbulojnë qytetin. Katër viktima janë raportuar deri tani ndërsa numri i të plagosurve i kalon 160 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme