Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim online me ekspertë të shëndetësisë në vend.
Kreu i shtetit tha se shqetësimet e tyre ishin realiste ndërsa shtoi se kërkojnë vëmendje të madhe nga qeveria
“Unë besoj se shumë çështje që u ngritën, kërkojnë vëmendje, sepse situata është dinamike dhe çdo reflektim ndihmon për t’i paraprirë situatave në të ardhmen. Për t’i patur sa më shumë në kontroll, por njëkohësisht dhe për të lehtësuar menaxhimin e situatës. Për sigurinë e barnave sepse është shumë e rëndësishme që të jenë të sigurta sidomos në këtë moment. Apo problemet e unifikimit të çmimeve për testet apo për shërbime të ndryshme në mënyrë që të mos lihet hapësirë për të spekuluar privatët në këtë moment me shëndetin e qytetarëve”.
Meta tha se këto shqetësime që mund të përshtaten dhe mund të kihen në konsideratë do t’i përcillen qeverisë.
“Nuk mendoj se mund të zgjidhen të gjitha këto çështje me një shkëmbim pikëpamjesh për të cilën do doja t’u falenderoja të gjithëve. Të gjitha këto shqetësime që i vlerësojmë realiste pasi ne kemi parasysh dhe strategjitë e qeverisë dhe rekomandimet e OBSH, ne përsëri do t’ia përcjellim qeverisë ato që ne gjykojmë që mund të përshtaten dhe mund të kihen në konsideratë”, tha Meta./oranews
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...