Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte sot në Bashkinë e Kamzës për seancën e radhës të fushatës ndërgjegjësuese të dhurimit të gjakut.
I pritur nga Kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu dhe përfaqësuesit vendorë, Meta përuroi rrugën “Ismail Qemali” në nder dhe kujtim të 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të atdhetarit që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe themeloi shtetin modern shqiptar.
Në kuadër të nismës së ndërmarrë së bashku me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”, Presidenti Meta shprehu kënaqësinë lidhur me seancën e dhurimit të gjakut dhe falënderoi kryebashkiakun Mziu dhe qytetarët e Kamzës, të cilët iu përgjigjën me dëshirë apelit dhe thirrjes ndërgjësuese dhe humaniste.
“Kjo seancë e dhurimit të gjakut ishte e shkëlqyer, përsa i takon pjesëmarrjes dhe kontributit.
Ishte një suprizë mjaft e këndshme për mua që kjo vizitë e sotme të lidhej edhe me vendosjen, të njërës prej rrugëve kryesore të Bashkisë së Kamzës, të emrit të atdhetarit të madh, themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit, me rastin e 100-vjetorit të kalimit të tij në përjetësi.
Duke u përulur me nderim dhe duke nderuar gjithmonë figura të tilla që kanë bërë kaq shumë për shtetin dhe për kombin tonë, ne përçojmë mesazhin e forcimit të shtetit dhe vendosjes së interesit kombëtar mbi gjithçka tjetër.
“Gjithashtu jam i lumtur që Bashkia Kamëz ka shfrytëzuar shumë mirë mundësinë e jashtëzakonshme që kanë aq shumë të rinj e të reja për t’i orientuar në fushën e sportit dhe mendoj se ky është një shembull i shkëlqyer për të gjitha bashkitë e tjera.” – theksoi Presidenti Meta.
Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, duke vënë në dukje se kjo është vizita e parë e një Presidenti Republike në këtë bashki, falënderoi Presidenti Meta për nismën e ndërmarrë në kuadër të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut”, duke i ftuar qytetarët që t’i bashkohen kësaj kauze humane.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...