Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bashkua këtë mbrëmje demokratëve në rrugicën ku protestojnë së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie.
Meta kishte veshur bluzën me mbishkrimin ‘lironi liderin e opozitës’, ndërsa u shpreh se Berisha nuk është në arrest shtëpie, por në piedestal.
Kreu i Partisë së Lirisë tha më tej se ai është gati të bashkohet me të gjithë ata që janë të vendosur për të rrëzuar “regjimin kriminal” të Edi Ramës, siç e quajti ai.
“Ndryshimi është i pashmangshëm, Edi Rama është i pashpresë. Ne jemi gati të bashkohemi me të gjithë ata që janë të vendosur për të përmbysur këtë regjim kriminal, maskën e të cilit po e çjerr çdo ditë edhe RAI3.
Ne do të ndjekim çdo skenar që dërrmon këtë regjim mafioz dhe që realizon 5 prioritete. Padiskutim që bashkimi i opozitës. Bashkimi bën fuqinë. Berisha nuk është në arrest shtëpie, është në piedestal. I kanë dhënë mundësinë të shoh më lart se ne këtu. Opozita është në një moment pozitiv të bashkimit. Skapi nuk guxon t’i përmendë emrin Edi Ramës që në dy orë kaloi 17 vendime qeverie për inceneratorët, ndërkohë që drejtori i prokurimeve i ka thënë se janë të paligjshme.
Nuk po flas për PPP-të, nuk po flas për tenderat sekretë, nuk po flas për hatatë e tjera.
Këta mburren se po luftojnë pandëshkueshmërinë, duke goditur Sali Berishën, të cilin mund të mos ketë shumë shqiptarë që nuk e pëlqejnë, por ka qenë simbol i integritetit njerëzor. Tani, kam këtu Petrit Vasilin, më larg është ndoshta Gramoz Ruçi që na dëgjon se çfarë i kam thënë Edi Ramës në vitin 2017 kur isha në koalicion dhe bënte çdo lojë që ta miratonte reformën në drejtësi pa PD”, u shpreh Meta.
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli