Presidenti Ilir Meta përsërit qëndrimin e tij se shembja e Teatrit Kombëtar është një akt barbar i paamnistueshëm.
Këtë fakt kreu i shtetit e arsyeton edhe me qëndrimet e ekspertëve dhe specialistëve.
“U jam shumë mirënjohës të gjithë specialistëve dhe ekspertëve, si Akademiku Emin Riza, të cilët me profesionalizëm, përkushtim por veçanërisht me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë e pazëvendësueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një akt barbar dhe i programuar shkombëtarizues! Prandaj është i paamnistueshëm përgjithmonë!”, shkruan Ilir Meta në Facebook.
Kreu i Shtetit po ashtu mbështet një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin, që sipas tij është antikushtetues, i paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar.
Ai ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...