Presidenti Ilir Meta në një intervistë të dhënë për televizionin boshnjak “O Kanal”, ka deklaruar se Serbia duhet t’i ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare!
I pyetur mbi minishengenin, nëse është kjo një mënyrë për të pasur bashkëpunim më të mirë në rajonin e Ballkanit, Meta u përgjigj:
“Ne kemi kaq shumë platforma rajonale bashkëpunimi. Çdo platformë rajonale bashkëpunimi, që është gjithëpërfshirëse, është e mirëpritur. Kjo duhet të ishte një parakusht për të promovuar dhe konsideruar iniciativa rajonale premtuese dhe të dobishme. Iniciativa që ndihmojnë bashkëpunimin tonë janë gjithmonë të mirëpritura, por jo duke provokuar debate të panevojshme, duke u përpjekur për të margjinalizuar dikë ose një vend, apo t’i japësh protagonizëm dikujt tjetër. Vetëm partneriteti dhe gjithëpërfshirja mund të rrisë besimin mes vendeve, mes njerëzve dhe mund të reduktojë dhe eliminojë të gjitha barrierat, qofshin ato legale, administrative apo burokratike në rajonin tonë.”
Gazetari: Ju besoj se i njihni marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Si do ta komentoni marrëdhënien midis këtyre dy vendeve, por tani edhe shtetit të ri të Kosovës?
“Kam bërë maksimumin në karrierën time politike për të promovuar marrëdhëniet mes të gjitha vendeve në rajon, përfshirë edhe Serbinë. Kam qenë Kryeministri i parë i Shqipërisë, që kam takuar asokohe ish-Kryeministrin e ndjerë, Zoran Gjingjiç në përpjekje për të krijuar një epokë të re marrëdhëniesh mes Serbisë dhe Shqipërisë, por në përgjithësi mes shqiptarëve dhe serbëve. Gjithashtu, edhe në lidhje me Bosnjën kam bërë maksimumin tim në pozicionet e mëparshme që kam pasur si Kryeministër, Ministër i Jashtëm, Kryetar i Kuvendit dhe tani si President. E shikoj Bosnjën si një vend me rëndësi të veçantë për stabilitetin dhe besueshmërinë e të gjithë rajonit. Ne e dimë që ka disa vështirësi, por ne shpresojmë dhe lutemi që këto vështirësi do të tejkalohen me maturinë e liderëve të vendit tuaj, sepse ka vetëm një rrugë për të gjithë qytetarët e Bosnjës, që të lihet pas një herë e mirë e shkuara e hidhur dhe kjo është bashkëjetesa dhe harmonia midis të gjithë atyre që jetojnë në Bosnjë-Hercegovinë, integrimi evropian, dhe gjithashtu të pasurit marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet tuaja fqinje si Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi. Në këtë drejtim, ne nuk mendojmë se jemi larg Bosnjës dhe ne mezi presim të përmirësojmë infrastrukturën. Shpresojmë gjithashtu vendosjen e lidhjes ajrore direkte në mënyrë që të forcojmë marrëdhëniet tona në të ardhmen dhe të përfitojmë sa më shumë të jetë e mundur nga ky bashkëpunim dypalësh”, u shpreh Meta/shekulli/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë