Meta refuzoi emërimin e tij në krye të Akademisë së Shkencave, Gjinushi: Dekreti është nul e i paligjshëm

21:42 | 12 Korrik 2019
A. B.

Skënder Gjinushi ka deklaruar se dekreti i Metës për të mos firmosur emërimin e tij në krye të Akademisë së Shkencave është nul dhe se gjithçka sipas tij bëhet për arsye personale.

Gjinushi akuzoi Presidentin se ka bërë dhe hetim administrativ fshehurazi.

“Presidenti na bën të ditur se paska bërë hetim administrativ. Takimi im me presidentin është kërkuar nga unë. Hetimin e bën vetëm organi i ngarkuar me ligj, gjykata. Presidenti bëri hetim, është bërë KQZ e asamblesë së akademisë së shkencave. Por edhe procedurat janë ekstra. Kjo është letër nuk është dekret.

Letrën ia kam dërguar pas zgjedhjeve dhe të dytën para tre javëve. Nuk ka të drejtë të ndërmerrte hetim, është personale. Ky është hetim pa dije. Ai thotë bëra një hetim dhe konstatova shkelje. Ai akuzon të gjithë asamblenë se ka shkelur ligjin. Por nuk ka anulim zgjedhjesh, pasi kush do i anulojë. Ky është më nyl se dekreti për zgjedhjet. Nëse atje kërkon të ndalojë zgjedhjet pa u bërë, këtu i quan të pabëra, por pa i thënë. Dekreti duhet të ishte, ‘shpall të pavlefshme zgjedhjet’, por nuk e ka të drejtë dhe nuk ka guxuar” tha ai.

Më tutje Gjinushi ka deklaruar se ka patur disa mesazhe me Presidentin. Sipas tij, ai i ka kërkuar Presidentit që të mos e vonojë emërimin e tij në krye të Akademisë së Shkencave.

Kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi i ftuar në Repolitix tregoi bisedat që ka pasur Metën. “Ky është një veprim dramatik, jo për mua por shtetin ligjor. Ja kam thënë disa herë edhe gjatë vonesës së dekretit që të mos politizojë zgjedhjet te Akademia e Shkencave. Ia kam thënë disa herë edhe me mesazhe. Takimin ia kam kërkuar unë. Këtu nuk ka asgjë ligjore dhe je i detyruar që të përsërisësh një refren nyl, pasi Presidenti në rastin e kryetarit të ASH dhe rektorit ka kompetencë honorifike, pavarësisht se përdoret termi emërimin.

Ligji thotë qartë që personi i zgjedhur dekretohet nga Presidenti, pra aty nuk ka shqyrton legjitimitetin e zgjedhjeve, pasi atëherë do të jepeshin edhe zgjidhjet. Ajo që ka shumë rëndësi, nuk ngatërrohet emërimi i kryetarit të ASH dhe rektorit, me emërimet e tjera me bazë propozimi, nga kryeministri apo të tjerë. Zgjedhja ime është në fuqi, pasi nuk ka kush ta shfuqizojë. Si mundet që për të vendosur një legjitimitet, vendimi nuk është ankimuar, ka marrë formë të prerë. Emërimi është formal. Ia kam thënë Metës, që Kushtetutën e kemi shkruar vetë. Presidenti vetëm heshti” tha Gjinushi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme