Meta reagon sërish: Dollapi të shoqërohet në spital, jo të mbahet në polici

23:30 | 11 Maj 2019
Arbresh.info

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për të katërtën herë brenda pak orëve në lidhje me protestën që opozitare. Para pak minutash Meta ka bërë sërish thirrje që të shmanget dhuna.

Meta ka komentuar arrestimin e sekretarit organizativ të PD, Sait Dollapi duke e quajtur absurde situatën tek Drejtoria e Policisë së Tiranës. Sipas presidentit, Dollapi duhet të shoqërohet në spital për lëndimet e marra sipas tij gjatë protestës, dhe jo të mbahet në polici.

“Situata para Drejtorisë së Policisë është absurde. Sahit Dollapi duhet të shoqërohet për në spital për të marrë ndihmën e parë për lëndimet dhe jo të mbahet në polici”, deklaron Meta./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme