Në fjalën e mbajtur në takimin me mbështetësit e LSI-së në Fushë-Krujë, Ilir Meta u ndal gjatë tek rasti i denoncuar më herët nga Petrit Vasili, që tha se mbështetës të Partisë Socialiste kanë dhunuar një simpatizant të LSI-së në zonën e Fierit.
Meta u tregua më i ashpër se Vasili dhe gishtin e drejtoi ndaj Kryeministrit Rama.
“Kjo është pjesë e një skenari ogurzi të kryetarit të Rilindjes, që pasi mori peng partinë historike, atë Socialiste dhe e bëri më keq seç bëri policinë e drogës, pasi dështoi të bënte zgjedhje pa opozitën, duke u përpjekur të bënte një puç”, tha Meta.
Meta tha se menjëherë do të nisjes në drejtim të Zharrëzës për t’u takuar personalisht me 18-vjeçarin e dhunuar dhe lëshoi një apel për Kryeministrin.
“T’i thërrasë mendjes para se të jetë shumë vonë; nuk vë dot dorë ai mbi votën e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë. As ai dhe as ai tjetri që në ‘96 u largua për Greqi me fustan grashë. Në këtë vend, edhe nëse bie kryetari i opozitës, edhe nëse bie policia dhe prokuroria, nuk bie rinia e Shqipërisë”, deklaroi ai.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”