Presidenti Ilir Meta i pyetur për deklaratën e sotme të Ramës, që përveç Metës, përmend edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, për presidentin ky është një problem i kryeministrit.
Sipas Metës, Rama është i tmerruar nga personaliteti i Berishës.
“Kryeministri Rama është i tmerruar nga personaliteti im dhe i zotit Berisha, por ngaqë i njoh dhe të gjithë politikanë e tjerë në këto 30 vite për shkak të eksperiencës.
Kuptohet që zoti Berisha është një nga personalitet më të fortë në politikën shqiptare dhe zoti Rama nuk mund të ndërtojë dot raporte partneriteti me të tjerët, qoftë me kundërshtarët apo ata që mund të ketë në koalicion.
Partneriteti është i llojeve të ndryshme bazuar mbi disa parime, mbi disa norma. Ai ka gjithmonë marrëdhënie të tilla të cilat kanë të bëjnë thjeshtë me raportin me pushtetin.
Kur ai ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij ka marrëdhënie të shtypjes, të vendosjes së çizmes në qafën e vartësve.
Personaliteti i zotit Basha është një personalitet i një politikani në Bashkimin Europian, i kundërt ndaj Ramës i cili ka në personalitet të politikanit lindor, autoritar, i stilit bizantin, i cili përmbys gjithë rregullat e lojës,” tha zoti Meta në një intervistë për Syri.tv.
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...