Kreu i shtetit Ilir Meta deklaroi se Presidenti asnjëherë nuk ka qenë njësh me politikën e opozitës.
Ai i drejtoi një pyetje Kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, “Pse janë kundër 5 qershorit? Pse janë për bllokimin e çeljes së negociatave? A ka ndryshuar gjë programi i PS? Pse vënë në diskutim sovranitetin e Kosovës? Me deklarata të komanduara të tij, se do kemi në pak vite një President të përbashkët, që do të thotë s’ ka nevojë të kemi më Kosovë të pavarur. Pse hodhën në gjyq kryeministrin e Kosovës? Kush ua kërkoi? Presidenti ka qenë është e do të jetë i popullit, interesit kombëtar i Kushtetutës”.
Lidhur me Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e djeshme, ai tha se ishte Asambleja e LSI, se vetëm për LSI u fol.
“Kryeministri dhe kreu i PS, ka deklaruar se takon skutave njerëz me rekorde kriminale që ndiqen nga OFL dhe u kërkon angazhime për vota. Tani unë i bëra letër Asamblesë, jo zotërisë, ai ti japë llogari asamblesë, dhe ti thotë shqiptarëve: Kë ka takuar Presidenti skutave, ku e ka takuar vendin dhe ditën. Qeveria është rrëzuar prej kohësh, po ju ose nuk e shikoni ose nuk doni”, u shpreh Meta në një prononcim për mediat nga Kopliku, ku ishte i pranishëm ditën e sotme.
Lidhur me ballafaqimin me Kryeministrin, shtoi se po e pret në çdo moment.
Sipas Metës, qeveria ka rrëzuar veten dhe ka zero legjitimitet për sa kohë shkatërron procesin zgjedhor, i vë kazmën marrëveshjes së 5 qershorit dhe kujton se me presione e blerje e frikësime.
“Qeveria i vë kazmën marrëveshjes së 5 qershorit dhe kujton se me blerje, e frikësime do të mund të minimizojë humbjen e vet. Unë jam me 5 qershorin. Unë jam President dhe do i dal për zot vendit me çdo shqiptar dhe socialist e opozitarë të ndershëm”, tha Ilir Meta. /a.y/noa.al
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...