Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u shfaq i alarmuar nga rritja e borxhit publik, duke folur për një rrezik që u kanoset financave publike.
Në një konferencë për shtyp, kreu i shtetit akuzoi qeverinë për fshehjen reale të borxhit, teksa tha se vendi mund të shkojë deri në falimentim, nëse qeveria nuk merr masa për mbajtjen nën kontroll të tij.
“Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi sa më parë i raportit të borxhit ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto në një rrugë kthese, përndryshe niveli i borxhit do të shkaktojë një krizë serioze, duke vënë në rrezik qëndrueshmërinë e financave publike.”
Ndonëse fokusi i konferencës ishte ekonomia, jashtë interesit nuk mbetën as zhvillimet politike. Kryeministrit Rama, që jo pak herë e ka përfshirë si lojtar të tretë në zgjedhjet e 6 marsit sërish, i kujtoi se në betejë do ta këtë pasi të heqë kostumin e Presidentit.
“Unë do të marr pjesë në garë në emër të popullit të dy marsit dhe përtej. Të bëhen gati, se pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë më e largëta në një vit që janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicionit “Bravo-Brava”, që ka 8 vite që qeveris Shqipërinë dhe që e di teatër politikën edhe luftën kundër korrupsionit, do t’i recitoj një poezi që e ka bërë shefi i këtij koalicioni Bravo-Brava, atë Ina Ina, por pas zgjedhjeve.”
Në një tjetër prononcim nga Durrësi, Presidenti Meta apeloi që zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit të jenë një mundësi për të rivendosur integritetin e cenuar rëndë të votës së lirë./tvklan
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...