Google ADS

Meta: Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit

13:27 | 3 Shtator 2019
Arbresh.info

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se propaganda anti president nuk ndihmon në sundimin e ligjit.

“Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë”, ka shkruar Meta në facebook.

Postimi i tij i plotë:

Propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë. Spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj. Kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme