Google ADS

Meta priti Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës, Anġlu Farrugia

10:54 | 17 Nëntor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës, Anġlu Farrugia, i cili ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në Sesionin e Dytë të Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancën dhe Paqen (IPTP).

Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, si dhe shprehu kënaqësinë që, në vitin e kremtimit të 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, këto marrëdhënie janë dinamizuar shumë.

Duke iu referuar dy vizitave zyrtare në Maltë në muajt mars dhe maj të këtij viti dhe vullnetit të përbashkët, Presidenti Meta, nënvizoi se është shumë optimist për të ardhmen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në aspektin ekonomik e tregtar.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e fortë që Malta dhe Parlamenti maltez i kanë dhënë procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe në rolin e parlamenteve për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, si në aspektin dypalësh ashtu edhe në kuadër të nismave rajonale Euromesdhetare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme