Google ADS

Meta pritet nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë në Uashington ​

20:51 | 5 Shkurt 2019
A. B.

Në vijim të vizitës së tij në Uashington D.C, Presidenti i Republikës, Ilir META ishte i ftuar sot në një takim nga Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë.

Presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy Chorba dhe Ambasadorë të tjerë të pranishëm u njohën gjatë këtij takimi me zhvillimet në Shqipëri dhe veçanërisht me proceset më të fundit në rajonin e Ballkanit.

Meta, falënderoi Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë për mbështetjen dhe bashkëpunimin me Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë duke vlerësuar aktivitetin e tyre dhe ndihmesën profesionale dhe këshillimore që ata japin për çështje të rendësishme të politikës së jashtme.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, pranoi ftesën e Presidentit Meta për të vizituar Shqipërinë, me qëllim promovimin e vendit e forcimin e miqësisë dhe marrëdhënieve midis dy vendeve.

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë, është një organizatë me influencë në SHBA, që shprehet në mënyrë të vazhdueshme për politikën e jashtme dhe bashkëpunon me Komitetin e Politikës të Jashtme në Senatin dhe Kongresin Amerikan.

 

Të ngjashme