Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kuadër të vizitës shtetërore në San Marino, u prit sot me nderimet shtetërore nga Kapitenët Regjentë, Stefano Palmieri dhe Matteo Ciacci.
Pas interpretimit të himneve kombëtare dhe nënshkrimin në Librin e Miqve të Shquar, Presidenti Meta dhe Kapitenët Regjentë kryesuan takimin midis dy delegacioneve.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira e miqësore, të konsolidura në shekuj, mes shqiptarëve e sanmarinezëve, si dhe vlerat e larta që dy popujt ndajnë, bujarinë dhe mikpritjen.
Duke iu referuar marrëdhënieve diplomatike, Presidenti Meta, nënvizoi se megjithëse ato kanë hyrë në dekadën e tyre të pestë, vetëm në dy vitet e fundit janë intensifikuar ndjeshëm dhe po japin rezultate konkrete.
Qëllimi kryesor i vizitës sime në San Marino është që t’i përkthejmë ndjenjat e konsoliduara të miqësisë recicproke në bashkëpunim të fuqishëm ekonomik e kulturor – nënvizoti Presidenti Meta.
Në këtë aspekt, Presidenti Meta, vlerësoi lart dhe përshëndeti vendimin më të fundit të Qeverisë së San Marinos për të hapur një Ambasadë rezidente në Tiranë dhe theksoi se hapja e saj do t’i japë një shtytje të re këtyre marrëdhënieve.
Kontaktet e drejtpërdrejta mes shqiptarëve dhe sanmarinezëve do të jetë garancia më e mirë për të ardhmen miqësore dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve.
Me shumë interes u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, operatorve turistikë, dhomave të tregtisë, financës, bujqësisë, arsimit, inovacioniet, bashkëpunimit ndërmjet televizioneve publike, etj.
Në mënyrë të veçantë bashkëbiseduesit vlerësuan angazhimin e të dy vendeve në kuadër të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian dhe ndanë mendimin se, afrimi i tyre me BE-në dhe tregun e përbashkët evropian do të krijojë mundësi të reja bashkëpunimi mes dy vendeve.
Presidenti Meta diskutoi me Kapitenët Regjentë të San Marinos edhe mbi sfidat e kërcënimet që dy vendet kanë në këto momente, veçanërisht nga kriza e emigracionit dhe veprimtaria e krimit të organizuar në të dy anët e Adriatikut. U ra dakord që të ketë një bashkëpunim koordinim më të mirë mes strukturave shtetërore të të dy vendeve.
Presidenti Meta shprehu gjithashtu mirënjohjen edhe për mikpritjen që San Marino i ka dhënë disa dhjetra shqiptarëve që emigruan në fillim të viteve ’90 për një jetë më të mirë, por edhe atyre qindra të tjerëve që jetojnë në Itali dhe punojnë gjatë ditës në San Marino.
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...