Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim të veçantë zëvendëskryeministren për Reformën Gjyqësore dhe Ministren e Jashtme të Bullgarisë, Ekaterian Zaharieva, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.
Duke vënë në dukje se Bullgaria është një partnere e qëndrueshme e Shqipërisë, Presidenti Meta dhe Zëvendëskryeministrja Zaharieva ndanë të njëjtën pikëpamje për nxitjen e mëtejshme të shkëmbimeve ekonomiko-tregtare dhe rrugën e projekteve të përbashkëta rajonale zhvillimore.
Presidenti Meta përshëndeti rolin e Bullgarisë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadër të nismave dhe organizatave rajonale në funksion të qëndrueshmërisë, zhvillimit dhe orientimit euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Meta dhe Zëvendëskryeministrja Zaharieva vlerësuan se vendet tona reflektojnë vlerat pozitive të angazhimit demokratik në skenën rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.
Presidenti Meta nënvizoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes nga ana e Bullgarisë për procesin e liberalizimit të vizave të Kosovës me Bashkimin Evropian si dhe anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare si UNESCO-ja, INTERPOL-i, EUROPOL-i, etj.
Kreu i Shtetit shqiptar, duke pasur parasysh qëndrimin e qartë për ripërtëritjen e politikës së zgjerimit si një përparësi e presidencës së ardhshme bullgare të BE-së në gjysmën e parë të 2018-s, shprehu besimin në mbështetjen e fuqishme të Bullgarisë për mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit të vendit tonë në gjirin e familjes evropiane.
Presidenti Meta dhe Zëvendëskryeministrja Zaharieva ndanë pikëpamje të njëjta mbi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe implementimin e saj si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...