Meta pret sot Jonuz Musliun, kreu i Preshevës i sapodënuar nga Serbia për flamurin kombëtar

13:10 | 1 Gusht 2017
Arbresh.info

Presidenti i Republikes, Ilir Meta do të presë sot në një takim, Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, zotin Jonuz Musliu.

Njoftimi u dha nga Presidenca.

Më 25 korrik 2017, Gjykata për Kundërvajtje e Beogradit e ka dënuar Jonuz Musliun dhe partinë e tij me 40 mijë dinarë. Në vendimin e kësaj gjykate thuhet se kreu i LPD-së duhet të zgjedh të bëj pagesën për tri ditë ose të dërgohet në burg për 40 ditë.

Musliu është dënuar për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar në ndërtesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Bujanoc.

Gjykata për Kundërvajtje ka lëshuar këtë aktvendim pasi Musliu për dy vjet nuk ka arritur të paguajë gjobën prej 40 mijë dinarë, sipas gjykimit të 23 korrikut 2015. Pothuajse çdo vit shqiptarët në Luginën e Preshevës gjobiten pasi e festojnë pavarësinë e Shqipërisë dhe vendosin flamujt kombëtar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme