Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, zotin Mevlüt Çavuşoğlu.
Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Turqia i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, veçanërisht në tre dekadat e fundit.
Duke u ndalur tek mundësitë e mëdha të bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Meta shprehu vlerësimin për vëmendjen që Presidenti Erdogan dhe Qeveria turke i kushtojnë këtij bashkëpunimi me Shqipërinë dhe nënvizoi se Turqia mbetet një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë.
Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu kontributin e dhënë nga Turqia përmes Agjencisë turke të Bashkëpunimit për Zhvillim TIKA, e cila tashmë është e pranishme në të gjithë Shqipërinë.
Të dy bashkëbiseduesit i kushtuan një vëmendje të veçantë zhvillimeve më të fundit në rajonin e Ballkanit dhe nevojës për të vijuar kontributin e përbashkët në ruajtjen dhe forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë rajon.
Në këtë kuadër, Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen që Turqia ka dhënë për njohjen e pavarësisë dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale dhe ato ndërkombëtare.
Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu rolin që luan Turqia në përballimin e krizës humanitare të refugjatëve sirianë dhe vendeve të tjera të Lindjes së Mesme në konflikt.
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë