Meta pranë shkarkimit, Rama në 11:00 takim me ambasadorët

10:55 | 10 Qershor 2019
V. S.

Edi Rama duket se është i vendosur për të shkarkuar Ilir Metën nga posti i Presidentit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duket se është i vendosur për të shkarkuar Ilir Metën nga posti i Presidentit.

Në orën 11:00, shefi i qeverisë ka kërkuar një takim urgjent me ambasadorët e huaj, me seli në Tiranë, për t’i sqaruar në lidhje me ato që maxhoranca i quan shkelje kushtetuese të Presidentit, transmeton “Tch”.

Pritet që Rama, t’iu rendisë me detaje shkeljet e kryera nga presidentit Ilir Meta.

Gjithashtu ai do t’i njohë ata me seancën plenare të ditës së enjte, kur pritet të nisin edhe procedurat për shkarkimin e Ilir Metës si President.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme