Përballja e parë në sallën e gjyqit mes ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe trupës së prokurorëve të SPAK-ut, Altin Dumani, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, ka rezultuar me tone të ashpra.
A2 CNN raporton se ka pasur tone të forta kundërshtuese mbi mënyrën e arrestimit të kreut të PL-së në momentin që Meta ka hyrë në sallën e gjyqit.
Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi, pas daljes nga gjykata tha se “Meta vetëm i përkëdheli prokurorët dhe nuk pati asgjë më të rëndë”.
Ajo e quajti provokim dhe shkelje të ligjit qëndrimin në të njëjtën sallë me Ilir Metën, por siç raportoi gazetari Barjami, “me ndryshimet ligjore të disa viteve më parë, të gjithë personat që paraqiten në gjykatë për verifikim mase sigurie apo caktimin e një mase sigurie, seancat gjyqësore nuk bëhen në mënyrë individuale por në grup”.
Seanca e sotme në GJKKO zgjati vetëm pak minuta pasi u ndërpre për të rifilluar në orën 13:30, pasi avokatët kanë kërkuar më shumë kohë të njihen me aktet e dosjes duke pretenduar se nuk ishin vënë në dispozicion, shkruan A2.
Ilir Meta ishte në ambientet e GJKKO në kafazin e xhamtë të sallës së gjyqit dhe jashtë kafazit ishin Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku. Të katërt përballen me 3 prokurorët e SPAK; Altin Dumanin, Sotir Kllapin dhe Arben Krajën, të cilët kanë ngritur dyshime të bazuara në prova të arsyeshme se kanë konsumuar veprat penale të korrupsionit aktiv e pasiv, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...