Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në profilin e tij zyrtar në “ Facebook”, ka përkujtuar 6 vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri.
Në postimin e tij, Meta rikujton edhe një mesazhet dhe porositë e Papës për të rinjtë, ku theksonte se të rinjtë shqiptarë duhet të mbahen në atdheun e tyre në mënyrë që Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik.
Postimi i plotë:
Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençura të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.
Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Evropë.
“Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë.
KOHA NUK PRET MË!
TË KTHEJMË SHPRESËN PËR RININË DHE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT! ???
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?