Meta përkrahë protestuesit, thirrje Qeverisë: Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike!

14:58 | 12 Mars 2022
L G

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar rreth protestës së sotme në Tiranë ku qindra qytetarë u mblodhën për të protestuar kundër ngritjes së çmimeve.

Meta përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që të lirohen protestuesit e arrestuar, që sipas tij janë studentë, gra dhe rini patriotike e vendit.

Ai ka vlerësuar lartë pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë protestë.

“Ky është populli ynë i jashtëzakonshëm, që meriton respekt dhe përulësi nga e gjithë klasa politike! Lironi studentët, gratë dhe rininë tonë patriotike! “, ka shkruar Meta./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme