Përplasja institucionale për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe zgjedhja e anëtarëve të rinj nga ana e parlamentit, pritet të jetë në fokus të daljes së sotme të Presidentit Meta në një konferencë për shtyp në mbrëmje.
Zëdhënësi i Presidentit Ted Blushi ka njoftuar se Presidenti do të dalë në konferencë në orën 20:00 dhe është i hapur për çdo pyetje të gazetarëve. Por ajo që pritet me kërshëri nga media dhe jo vetëm, është qëndrimi i Presidentit në lidhje me votimin e kryer të hënën në parlament, ku u zgjodhën në mënyrë jo ligjore anëtarët e rinj të gjykatës Kushtetuese. Deri më tani Meta nuk ka mbajtur një qëndrim, por pritet që sot Presidenti të flasë në lidhje me çështjen.
Një tjetër pikë e nxehtë pritet të jetë qëndrimi i Presidentit në lidhje me situatën e krijuar në Vorë, ku së fundmi u shkarkuar kryebashkiaku i zgjedhur Agim Kajmaku. Ky i fundit pas shkarkimit nga KQZ për akuzën e mashtrimit në formularin e dekriminalizimit, është marrë i pandehur nga gjykata dhe i është dhënë masa e arrestit me burg në mungesë (policia ende nuk e ka arrestuar)./Express
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban