Meta për Rilindjen: Tahmaqarë që i bien avionët se i mbushin me shumë drogë

20:33 | 22 Qershor 2017
Arbresh.info

Ilir Meta deklaroi në Durrës se Rilindja ndëshkon qytetarët për drita dhe ujë, ndërsa lejon avionët e drogës.

Presidenti i zgjedhur shkoi edhe më tej, duke thënë se avioni ra në Divjakë pasi ishte ngarkuar më shumë se ç’duhet.

“Rilindja ndëshkon qytetarët, për drita dhe ujë, ndërsa lejon avionët e drogës.

Bizneset u rrënuan nga taksat e larta të Rilindjes. Se ata u mësuan me drogën, por ndëshkonin qytetarët. I penalizonin për drita, ujë, apo për në avlli a dritare. Ndërsa avionët u binin në Ishëm. Se si tamahqarë që janë, e ngarkuan më shumë seç duhet.” –u shpreh Meta në Durrës.

Meta sulmoi edhe policinë, duke u shprehur se u bë palë me krimin për trafikun e drogës.

“Kush i fiku kamerat e doganave në kufi, për të kaluar drogën. Policia në vend që të zbatonte ligjin u bë palë me krimin. Bandat e Rilindjes dhunojnë gratë dhe vajzat. Rilindja presion të vazhdueshëm në administrate.” – deklaroi Meta në mitingun përmbyllës të fushatës së LSI-së në Durrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme