Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka uruar besimtarët e krishterë për Krishtlindje me dëshirën që gjatë kësaj feste të mbretërojë begati, mirëqenie, mbarësi, lumturi dhe suksese.
Ai, nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’. nuk ka lënë pa përmendur edhe familjet e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit.
“Tërmeti i 26 nëntorit ishte një tragjedi e madhe që na lëndoi të gjithëve. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për ata që kjo fatkeqësi e rëndë i ndau përgjithmonë nga të afërmit dhe të dashurit e tyre! Me mijëra familje kanë humbur shtëpitë dhe mundin e një jete. Gra e burra, fëmijë të mitur dhe të moshuar do e kalojnë edhe këtë natë në çadra, të uritur, të sëmurë dhe të vetmuar me shpresën që sa më parë t’i rikthehen normalitetit”, tha Meta.
Ai tha se shumë qytetarë, në mungesë të shpresës dhe shanseve të barabarta, për shkak të plagëve të rënda sociale, dëshirojnë ende të largohen nga Shqipëria.
“Le të punojmë të gjithë së bashku, pa u lodhur, për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme në atdhe, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë tanë. Është koha të gjejmë forcën dhe kurajën për t’u ngritur mbi dallimet tona, të rrëzojmë muret që na ndajnë dhe të bashkohemi rreth vlerave njerëzore, familjare e kombëtare, të sakrifikojmë diçka tonën për të mirën e përbashkët, të kujdesemi më shumë për njëri-tjetrin dhe ta bëjmë jetën më të mirë, në radhë të parë për ata që kanë më shumë mungesa në këto ditë të bekuara”, u shpreh presidenti Meta.
Ngritet aktakuzë kundër pesë të pandehurve për Krime Lufte n...
Sonte një prime i zjarrtë, kush do të largohet e kush do të ...
Yamal: Gjithçka ndryshoi në Kampionatin Evropian
Kosovari dënohet me burgim të përjetshëm në Gjermani, goditi...
ATK: Të hyrat tatimore mbi 90 milionë euro më shumë këtë vit
Policia e Kosovës shpërndau dhurata për fëmijët edhe në Gjil...