Meta për kampionin botëror në kickboxing, Adriatik Cami: Frymëzim për brezat e rinj

12:09 | 1 Shkurt 2019
A. B.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta pati sot një takim me kampionin botëror në kickboxing, Adriatik Cami.

Meta shkruan se sportistët e formatit të tij janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë

“Me kampionin botëror në kickboxing, “King of the Ring”, Adriatik Cami.

Suksesi ndërkombëtar i Camit, mbetet gjithmonë frymëzues për brezat e rinj. Sportistët e formatit të tij janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në botë.

I lumtur të njihem me projektet e tij për të promovuar këtë sport së shpejti në qytetin e Durrësit”, shprehet Meta.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme