Meta për “Defender 21”: Do të mbeteni të mbresëlënë, sepse shtëpia e shqiptarit është e mikut

13:30 | 4 Maj 2021
L G

Në përballjen e parë sy më sy me ambasadoren amerikane Yuri Kim pas përplasjes në distancë, presidenti Ilir Meta kujtoi edhe njëherë miqësinë mes dy kombeve që është më e hershme se vetë themelimi i shtetit shqiptar.

Meta: Të dashur miq të shumtë nga SHBA, miqësia e fortë midis dy kombeve tona është shumë më e hershme sesa vetë periudha e shtetit shqiptar për të cilin SHBA janë investuar shumë për ta njohur. Ajo daton edhe përpara sesa poeti i madh amerikan Henry Wadsëorth Longfelloë që i thurte një nga poemat e tij më të bukura Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeu, mbrojtësit të Evropës nga barbarët.

Duke folur në aktivitetin e nisjes së “Defender 21”, Meta përmedi sërish lirinë, demokracinë dhe orientimin europian dhe perëndimor të Shqipërisë.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme