Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për situatën problematike në Shqipëri me bllokimin e shumë qytetarëve nëpër akset rrugore.
Meta thotë se pavarësisht se situata ishte paralajmëruar, strukturat qeveritare nuk po angazhojnë asnjë strukturë për të ndihmuar banorët në zonat e bllokuara.
Meta e cilëson këtë situatë të patolerueshme dhe të dënueshme, teksa i bën thirrje Prokurive të rretheve të ‘zgjohen’ dhe të hetojnë kompanitë kontraktore dhe zyrtarët e shteti që janë bërë shkak për këtë situatë.
“TË NDIHMOHEN QYTETARËT DHE FAMILJET E IZOLUARA NGA DËBORA! PROKURORIA TË REAGOJË NDAJ ZYRTARËVE, QË BRAKTISIN NJERËZIT NË NEVOJË!
Dëbora, që po bie në të gjithë Shqipërinë, për fat të keq nuk ka gjetur asnjë strukturë operacionale të pushtetit qendror e vendor dhe kompani me detyrime kontraktore në krye të detyrës për të garantuar funksionimin normal të akseve rrugore.
Dhjetëra drejtues mjetesh raportohet nga terreni të jenë të bllokuar në segmente rrugore, si dhe shumë familje janë izoluar në Dibër, Kukës, Has, Tropojë, Malësi e Madhe, Shkodër, Mirditë, Librazhd, Skrapar, Korçë, Devoll, Ersekë, Përmet e Vlorë.
Temperaturat po shkojnë drejt uljes ekstreme dhe vështirësitë po shtohen, ndërkohë Qendra Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Sallat e Policisë nuk po ju përgjigjen telefonatave të qytetarëve në nevojë.
Strukturat qeveritare përgjegjëse për Mbrojtjen Civile jo vetëm nuk njoftojnë publikun për alarmin e dhënë nga Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, por nuk angazhojnë asnjë strukturë operacionale për ndihmë në zonat e bllokuara.
Disa ditë më parë IGJEUM, ashtu si edhe gjatë gjithë periudhës janar-shkurt ka dhënë alarmin, për përkeqësim të motit me reshje intensive shiu dhe dëbore me stuhi, në të gjithë territorin, në datat 12-13 shkurt, duke shkaktuar përmbytje në zonat e Ultësirës Perëndimore e konkretisht në rajonin e Nën Shkodrës, por dhe bllokime të segmenteve rrugore nga dëbora, si dhe izolime të rajoneve të ndryshme në veri, verilindje dhe juglindje të Shqipërisë.
Nga strukturat përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministrinë e Bujqësisë nuk po komunikohet me strukturat vendore për të vlerësuar paralajmërimet e IGJEUM, për përmbushjen e detyrimeve ligjore në ndihmë të popullatës në nevojë dhe drejtuesve të automjeteve dhe familjeve të bllokuara.
Është përgjegjësi e strukturave shtetërore për informimin në kohë dhe menaxhimin e situatave problematike për shkak të motit.
Bllokimi i rrugëve nga dëbora dhe mos reagimi i strukturave qendrore e vendore, si dhe i kompanive private me detyrime kontraktore, duhet të zgjojë Prokuroritë e Rretheve për të proceduar penalisht përgjegjësit e braktisjes së qytetarëve në mëshirë të fatit.
Është e patolerueshme dhe e dënueshme, që me dhjetëra familje me të moshuar e fëmijë, të kalojnë natën në makina të bllokuara nga dëbora, vetëm se strukturat qeveritare e vendore nuk kanë marrë asnjë masë.
Ju bëj thirrje të gjithë zyrtarëve përgjegjës, të cilët kanë detyrime për Mbrojtjen Civile, të angazhohen maksimalisht për përmbushjen e detyrës shtetërore duke ju shkuar në ndihmë të gjithë qytetarëve në nevojë”, shkruan Meta./lapsi.al
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës