I ftuar në Top Story presidenti i zgjedhur Ilir Meta thotë se paketa e propozuar nga numri dy i PPE, David McCallister ishte një ofertë e mirë që do të garantonte disa kërkesa të PD-së për të hyrë në zgjedhje.
Meta thotë se me atë paketë opozita merrte Presidentin dhe hynte në qeveri me prezencën e saj.
Meta thotë se nuk e di përse PD e refuzoi këtë ofertë, por sipas tij Basha e personalizoi krizën duke ashpërsuar gjuhën e debatit. “Rama mbajti një qëndrim të pranueshëm gjatë negociatave. Kishte zëra të tjerë nga PS më radikalë, por besoj se Rama ishte i gatshëm për dialog. Ai kishte vetëm një kusht atë që lidhet me Vetingun.
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...