Presidenti i vendit, Ilir Meta, nga Vlora ka reaguar për arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha.
Meta është përgjigjur shkurtimisht pyetjeve të gazetarëve, duke thënë se e rëndësishme është që çdo njeri që shkel ligjin dhe abuzon me detyrën të ndëshkohet.
“Për mua është me rëndësi që çdo njeri që shkel ligjin dhe që abuzon me detyrën, të ndëshkohet. S’ka nevojë për komente, pasi duhen kallëzime prova dhe fakte madje dhe për gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit të lartë.”, tha Meta shkurtimisht.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha u arrestua ditën e djeshme, së bashku me disa zyrtarë të Gjykatës Kushtetuese, pas një hetimi disa mujor.
Gjyqtarja Hoxha njihet për vendimet e saj ku shumë të dënuar janë liruar nga burgu. Ndërkohë mësohet se të arrestuarit po përgatisnin lirimin e një tjetër të dënuari, atë të Saimir Petanit.
SPAK ka lëshuar 10 urdhër arreste. Në Gjykatën e Krujës mes të arrestuarve janë edhe sekretarja Ela Mallkuçi avokati Aldo Tabaku. Po ashtu mes të arrestuarve ka edhe mjekë në burgje në burgun e Fushë Krujës. /tch/
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”