Ish kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë tubimit përmbyllës të fushatës zgjedhore në Fier, tha se nuk ishte zgjedhur rasti Fieri, për të mbyllur këtë fushatë elektorale, pasi është kryeqendra e socialistëve dhe e progresistëve.
“Jo rastësisht mitingun e fundit e zgjodhëm ta bëjmë në Fier, pasi është kryeqendra e socialistëve dhe e progresistëve. Me dhjetëra mitingje kam qenë këtu, por asnjëherë ky shesh nuk ka qenë kaq i madh, kaq i bukur dhe me kaq shumë të rinj e të reja, kaq i kuq dhe me kaq shumë shpresë”, tha Meta.
“Mavia e tmerruar nga braktisja mbarëpopullore për shkak të mashtrimeve. Mavia dje i bëri thirrje PD-së për ta ndihmuar. Mavia i thotë PD-së na shpëto nga ky uragan mbarëpopullor”, u shpreh Meta.
Meta tha se Partia Socialiste i ka shpallur luftë shtresës së mesme. “Ata kanë shkatërruar biznesin e vogël dhe të mesëm me taksat që rritën. Kanë cenuar standardin e jetesës për mira njerëz. Mavia i ka shpallur luftë shtresës së mesme në të gjithë Shqipërinë. Ata i duan të gjithë shqiptarët e varfër”, tha Meta, ndërsa në fund të fjalës së tij, ai i bëri thirrje për pjesëmarrje në votime.
Ndërkohë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u shpreh se Fieri mund të bëhet me drejtimin e ri kryeqyteti ekonomik i Shqipërisë
‘Mbylle gojën’, ‘përndjekëse’, debat i ashpër mes banorëve
Munter: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Ko...
Kushtetuesja konstaton se Kuvendi nuk bëri shkelje në shkark...
Azerbajxhani në zi për viktimat e aksidentit ajror
Përfundon operacioni për valixhen e dyshimtë në Ferizaj, zbu...
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...